Seanca e radhës për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë, pasi njëri prej anëtarëve të trupës gjykuese nuk ishte i pranishëm. Gjyqtari Erjon Bani mungoi për shkak të një trajnimi të paracaktuar, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës.
Trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani. Ky i fundit është përfshirë në këtë dosje pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri, e cila u tërhoq për shkak të përfshirjes së mëparshme në shqyrtimin e kërkesave të lidhura me të njëjtën çështje.
Gjykata njoftoi se seanca e re do të caktohet në një moment të dytë, sapo të garantohet përbërja e plotë e trupës gjykuese.