Analisti Bledi Koka komentoi në emisionin “Log.” në News 24 valën e dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, si dhe thirrjen e kryeministrit Rama që të njëjtin hap ta ndjekin edhe drejtuesit në bashkitë e Durrësit dhe Fierit.
Sipas Kokës, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim të Ramës për performancën e zyrtarëve vendorë, por me një ristrukturim të balancave të krimit në këto zona.
Ai thotë qartë se bëhet fjalë për një ridimensionim të pushtetit të bandave që kontrollojnë territoret dhe ndikojnë drejtpërdrejt në emërimet politike.
“Drejtorët që u hoqën nuk është thjesht një shqetësim i Ramës se nuk po bëjnë punën. Unë mendoj se është një ridimensionim i pushtetit që bandat kanë zonat përkatëse, qoft në Elbasan, Durrës, etj… Thjesht ka ndryshuar balanca e bandave në këto qytete dhe thjesht zoti Rama për mendimin tim dhe koha do tregojë që kështu është , do të ridimensonojë edhe balancat e tyre me emrat e tyre përkatës. Arkend Balla ka qenë drejtor në Bashkinë e Durrësit, por a ka njeri sot që nuk e di se njeriu i kujt është dhe me votat e kujt u bë deputet, drejtor ishte dhe ai”, tha analisti.