Presidenti PL-Së, Ilir Meta, kërkon të lirohet nga burgu, pas më shumë se 8 muajsh i ndaluar në masën e arrestit me burg.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka dorëzuar në GJKKO një kërkesë zyrtare për zëvendësimin e masës së sigurisë.
“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale
Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokument.