Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar sot rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.
Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmuan aksionin dhe bënë me dije se “strukturat e saj e vlerësojnë me prioritet sigurinë ushqimore”.
“Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet më tej.


