Ngjarja e rëndë e datës 5 korrik, kur një 39 vjeçar ka sulmuar me thikë për vdekje partnerin e ish gruas, ka sjellë reagimin e kësaj të fundit, e cila shpjegon në detaje si ka qenë bashkëjetesa me vrasësin dhe sjellja e tij pas ndarjes.
Nëna e dy fëmijëve, e partnerja e viktimës, ka treguar momentet e tmerrit në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.
27 vjeçarja tregon se martesa mes saj dhe autorit Xhuljano Miho ishte kryer me mblesëri. Ajo shpjegon se ka qenë 18 vjeçe kur është fejuar me të, e se jetonin në shtëpinë e prindërve të tij.
Bashkëjetesa ka qenë gjithmonë nën kushtet e dhunës së vazhdueshme, saqë fëmijët sëmureshin nga frika.
Vjehrri dhe vjehrra e së resë ishin në anën e saj, pasi në shtëpi ndizeshin debate të ashpra mes prindërve dhe djalit të tyre, për shkak të dhunës që ai ushtronte, duke e kallëzuar e shpesh herë në polici.
27 vjeçarja shpjegon se fëmijët kanë qenë prezentë në momente të tilla kaq tragjike, të cilët i lutëshin gjyshërve mos të vrisnin babain e tyre, pasi gjendja arrinte deri në drejtimin e thikave ndaj njëri tjetrit.
Kur nëna e dy fëmijëve tentonte të largohej nga kjo martesë, Xhuljano Miho e kërcenonte me vdekjen nëse ajo arrinte ta braktiste atë.
“Kisha tentuar edhe herë të tjera të largohesha nga banesa por më kërcënonte, thoshte do të vras, po më ike, po më le. Ishte shumë i fiksuar. Kisha gati 1 vit e larguar, por kemi 2 vite që ai në dhomë më vete dhe unë në dhomë më vete.
Si mund ta doja dhe unë një njeri të tillë, më bëjnë në komente mua fajtore, por si mund ta doje një person që punonte lavazh dhe një antidjersë të kishe në makinë e vidhte e sillte në shtëpi, I thosha “pse e bën këtë vepër, ulën veten dhe fëmijët e tu”, tha ajo.
“Ne kemi jetuar me prindërit e tij, kishim dhunë të vazhdueshme, fëmijët villnin nga frika. Qanin thoshin ‘gjyshi të lutem mos e vrit babin, babi të lutem mos e vrit gjyshin”, i drejtonin thikat njëri-tjetrit. prindërit e kanë denoncuar për dhunë në familje, atë punën kishin çdo ditë, nuk kishin një shkak. Mendoja hë se do të bëhet më mirë, do të ndryshojnë, por bëheshin më keq.
Jemi martuar me mblesëri. Kur e shikon nga jashtë thua si ky s’ka më, por nuk e njeh një njëri. Kam qenë 18-vjeçe kur u fejova me të.”, tregoi 27 vjeçarja