Një trafikant i rrezikshëm kokaine shqiptar është arrestuar në Oberhausen të Gjermanisë.
48-vjeçari kërkohej nga Prokuroria e Perugias për gati tre vjet, pas një dënimi me burg prej 3 vjetësh e 9 muajsh.
Ai u dënua për trafikimin e afërsisht 260 gramëve kokainë me dy bashkëqytetarë shqiptarë. Një nga bashkëpunëtorët ishte kapur tashmë në Spanjë në mars.
I arrestuari është gjithashtu i përfshirë në rastin e kërcënimit të bashkëatdhetarit tjetër të tij, për prerje të veshëve, për shkak të një borxhi.
36-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Spanjë dhe anëtar i grupit të trafikantëve të drogës, ishte kërcënuar nga 48-vjeçari në telefon për mospagesë të drogës, duke përdorur frazën “Do t’ju pres veshët” dhe e kishte detyruar të paguante 2,000 euro.
Pas dënimit përfundimtar, 48-vjeçari u zhduk, duke ndryshuar edhe identitetin e tij. Hetimet fillestare e vendosën atë në Duisburg të Gjermanisë, pastaj në Hungari dhe së fundmi në Shqipëri.
Megjithatë, të gjitha rrugët e të arratisurit u monitoruan nga Zyra SDI e Prokurorisë së Përgjithshme të Perugias, në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në Romë dhe autoritetet e huaja.
Pas muajsh pune, hetuesit e gjetën atë në Oberhausen, ku u arrestua.


