Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, foli sot për mediat para se të hynte në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Alizooti u pyet lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës.
“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë.
“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai nga gazetarët.
“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.