Memedali Jusufi
“Radioja është një mjet i shpejt komunikimi, i zhdërvjellët dhe që transportohet me lehtësi. Mund të dëgjohet kudo dhe në çdo çast. Kërkon impiante të lehtë transmetimi dhe marrë. Dhe është një mjet që u flet të gjithëve, kokë më kokë (one to one, thonë në SHBA): secili d t’i shndërrojë në imazhe të vetat, personale, fjalët që dëgjon. Për këtë arsye dëgjimi është më përfshirës, më kritik dhe më pak pasiv se ai televiziv. Një tjetër tipar i saj është mundësimi i një kontakti të menjëhershëm, të fuqishëm dhe atë që e dëgjon-thote gazetarja dhe studiuesja Alesandra Scaglioni. “Radioja e prek pjesën më të madhe të njerëzve në mënyrë intime, personale, duke ofruar një botë komunikimesh të nënkuptuara mes shkruesit-speaker dhe dëgjuesit. Ky është aspekti i drejtpërdrejtë i radios: një eksperiencë private. Radio ishte pjesë e rëndësishme e peizazhit mediatik të shekullit XX. Si media masive, ajo ishte transformuar vazhdimisht në funksione, teknika dhe në formatin e përcjelljes së përmbajtjes, por duke ruajtur veçantitë karakteristike të medias që depërton lehtë te kategoritë e ndryshme të audiencës. Me transmetimet e drejtpërdrejta dhe pranimit të përmbajtjeve me shumë lehtësi nga dëgjuesit, radio është një media e përshtatshme për përcjelljen e përmbajtjes dhe gjetjes së audiencave, kudo që ato janë, pavarësisht nga ndryshimet që janë bërë nga teknologjitë e avancuara të dekadave të fundit. Radio është një shoqëruese shumë e mirë në çdo kohë kur dwgjuesi dëshiron ta dëgjojw. Ajo ë shtë gjithmon aty për dëgjuesin, pa e penguar atë në punët tjera që mund të jetë duke bërë. Radio sot ka dëgjuesit e saj të pandashëm dhe besnik të cilët nuk i ndahen dëgjimit të radios asnjëherë. Ajo ka kapacitetin që të arrijë edhe kategori të audiencave që mediat tjera nuk mund të arrijnë. Përmbajtja e saj arrin te ata vetëm perms të dëgjuarit për dallim nga mediat tjera që kërkojnë vëmendje më të madhe dhe duhet të lexohen apo të shikohen. Me veçantinë që të komunikojë vetëm përms tingullit dhe përshkrimeve të ngjarjeve, dëgjuesit mund ta kuptojnë shumë lehtë atë për çfarë flitet. “Sot, radioja është zhvilluar shumë më tepër nga sa mund të kishim imagjinuar ndonjëherë. Radiot tradicionale dhe transmetimet në radio janë bërë një gjë normale e të tashmes sonë. Në historikun e shkurtër të radios është e pamundur të tejkalohen momentet e rëndësishme që na rikujtojnë sadopak kohën kur janë dërguar me sukses mesazhi i parë përmes radios, kur janë hapur radiostacionet e para ashtu si edhe të dhënat dhe vlerësimet se nga kush u shpik ajo, për të cilat ende vazhdojnë polemikat. “Guglielmo Marconi ka dërguar me sukses mesazhin e parë të radios përtej Oqeanit Atlantik në dhjetor të vitit 1901 nga Anglia. Por, kontradiktat ende mbretërojnë mbi pyetjen se kush e shpiku radion. Marconi, italian me prejardhje, doli fitimtar pas paraqitjes së patentës së tij të rëndësishme në vitin 1904 – disa vite pas rivalit të tij serb Nikola Tesla. Të dy shkuan në gjykatë në vitin 1915, por Tesla doli duarbosh. Në vitet 1904 deri 1914, radio kaloi nëpër shumë përpunime dhe u bë pajisje standarde në anijet që kalonin oqeanet. Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm dhe kështu filloi revolucioni i quajtur “Epoka e artë e radios”. Kjo epokë zgjati nga fillimi i viteve të 20-a deri në fund të viteve të 40-a, kur televizioni solli një frymë krejt të re. Gjatë kësaj “Epoke të artë”, radio evoluoi nga një pajisje të thjeshtë në një kuti të rëndë, në një pajisje të ndërlikuar të bukur prej druri. Njerëzit do të mblidhen rreth radios dhe të dëgjonin lajmet e fundit dhe emisionet tjera. Atëbotë, radioja zuri një pozicion siç e ka televizioni në ditët e sotme.Më shumë se 70 vjet më vonë, radioja vazhdon të jetojë”. Radio kishte arritur t’u bëj ballë luftërave të shumta dhe madje ishte përdorur si mjet komunikimi për ushtrinë si dhe anijet në det. Ajo filloi të bëhej mjet shumë e fuqishme dhe me ndikim tek njerëzit, por edhe te ushtria. Radio ishta media përmes të cilës ndërtohej komunikim për çfarëdo situate. “Para viteve 1920, radio u përdor kryesisht për të kontaktuar anijet që ishin në det. Komunikimet me radio u arritën zakonisht nga përdorimi i mesazheve të kodit Morse. Ky ishte një përfitim i madh për anijet që gjendeshin në ujë, veçanërisht gjatë situatave emergjente. Me Luftën e Parë Botërore rëndësia e radios u bë e dukshme dhe dobia e saj u rrit ndjeshëm. Gjatë luftës, ushtria e përdori pothuajse ekskluzivisht dhe u bë një mjet shumë i çmueshëm në dërgimin dhe marrjen e mesazheve tek forcat e armatosura. Tingulli dhe valet e radios mund të depërtonin edhe nëpër zona dhe rajone ku gazetat nuk mund të shpërndaheshin, për shkak të rrethane dhe kufizimeve nga lufta. Në këtë periudhë radio përdorej edhe për informimin e njerëzve edhe për propagandë nga ana e shteteve. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, radio pati një rol të rëndësishëm si për Shtetet e Bashkuara dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Me ndihmën e gazetarëve, radio transmetoi lajmin e luftës për publikun. Ishte gjithashtu një mjet me anë të së cilit mund të propagandohej dhe u përdor nga qeveria për të fituar mbështetjen e publikut. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë kësaj periudhe radio u bë burimi kryesor i informacionit pas mbylljes së stacioneve televizive. Mënyra në të cilën u përdor radio gjithashtu ndryshoi botën pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ishte një burim argëtimi, sepse sillte programeve të ndryshme, radio me kalimin e kohës filloi të transmetonte më shumë nga muzika e kohës. “Top 40″, këngët më të mira në muzikë, u bë një program mjaft popullor dhe audienca kaloinga familjarët, tek adoleshentët dhe personat deri në 35 vjeç. Muzika dhe radio rritën popullaritetin e tyre. Rendesia e Radio Shkupit eshte e jashtezakonshme ne perhapjen e gjuhes dhe kultures shqiptare per shqiptaret e Maqedonise se Veriut dhe jo vetem. Muzika dhe radioja jane bere tashme sinonime edhe fal muzikes se mire qe e degjojme ne radio Shkup.