Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë në banesën e tij në Durrës.
Autori i këtij krimi, Fation Janina, 39 vjeç, i cili është dhe fqinji i viktimës, ka shkuar në banesën e të moshuarit, me qëllim për t’i kërkuar atij para. Gina nuk ka pranuar t’i jepte lekë, e për këtë arsye, 39 vjeçari e ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar të moshuarit plagë të shumta, të cilat nuk i mbijetoi dot.
Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qenë person qe njihet me viktimën.
Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.
Kështu, Janina, për motive të dobëta ka vrarë me thikë të moshuarin duke e goditur me thikë dhe çekiç. Më pas ai ka fshehur mjetet e krimit, por u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i tyre për t’u përdorur si provë materiale.
Policia gjeti 2 thika, 1 çekiç si dhe veshjet që dyshohet se autori kishte gjatë kryerjes së krimit.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth pasdites së djeshme.
Paulin Gina është telefonuar nga të afërmit, por në shtëpi nuk është përgjigjur askush. Të alarmuar ata kanë njoftuar policinë dhe efektivët janë ndeshur me skenën e rëndë të krimit.
Sakaq, vijon puna për gjetjen dhe arrestimin e 39 vjeçarit. Autori akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” dhe Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
LEXONI EDHE: U gjet i m*sakruar me thikë në banesën e tij, zbardhet vrasja e 82 vjeçarit në Durrës! Shpallet në kërkim autori
Njoftimi i policise
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 13.
Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.
Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.