POGRADEC- Një zjarr i madh ka prekur Pogradecin mesditën e sotme. Flakët kanë depërtuar në një sipërfaqe të konsiderueshme pyje e dushku në njësinë administrative, Dardhas.
Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe vijon të jetë majft aktiv duke marrë sipërfaqe të mëdha.
Në zonë kanë shkuar punonjës shërbimi të njësisë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Ndërkohë edhe policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie




