Dy makina janë djegur në oborrin e banesës së një 29-vjeçari, në fshatin Bardhaj në Shkodër. Dy mjetet e parkuara në oborr, ishin në pronësi të Gabriel Kolës, një makinë tip ‘Benz’ me targë AA307UL dhe mjeti tip “Opel” me targë AA685VB në pronësi të shtetasit Mikel Kapsaj. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së mjeteve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Informacion paraprak/ Më datë 20.04.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaj, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. N., 29 vjeç, janë djegur plotësisht 2 mjete të parkuara, në pronësi të shtetasve G. K. dhe M. K. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së mjeteve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



