Milan ka gati dhuratën e parë për Conceiçaon pas fitimit të Superkupës.
Milani fitoi Superkupën Italiane dhe kjo arritje, ndër të tjera, mban firmën e Sergio Conceiçao.
Trajneri portugez, në më pak se një javë nga ardhja e tij në drejtimin e “Djallit”, arriti të mposhtë, gjithmonë me përmbysje, fillimisht Juventusin dhe më pas Interin, duke siguruar menjëherë trofeun e tij të parë në futbollin italian si trajner.
Pas triumfit në Superkupë, Zlatan Ibrahimovic zbuloi se Milani do të bëjë diçka në merkaton e janarit dhe sipas portalit spanjoll Fichajes, Rosonerët do të transferojnë një super sulmues.
Sipas Fichajes, Milan është hedhur në sulm për huazimin e Arda Guler nga Reali. Sulmuesi turk nuk po gjen shumë hapsira te Reali dhe Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi.
Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe Guler do të ishte super përforcim për Conceiçaon për vazhdimin e sezonit.