Një 48-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të bashkëshortit të saj.
Ngjarja raporothet se ka ndodhur në fshain Portëz të Fierit.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 48 vjeçe, banuese në Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.