Deputetja demokrate Ina Zhupa foli sot për mikrofonin e News 24 jashtë ambienteve të këtij televizioni, ku prej 4 ditësh shteti po ushtron dhunë duke marrë godinën me polici dhe ushtri dhe duke sekuestruar materialet e punës së gazetarëve në redaksi.
Zhupa thekson se ndërprerja e sinjalit të Neës 24 është një akt antiligjor dhe marrja e sendeve një veprim diktatorial.
Ina Zhupa: Ndërprerja e sinjalit të News24 ka qenë akt antiligjor. Marrja nga shteti të sendeve të gazetarëve është akt diktatorial. Ti vetë Osman je marrë me denoncime dhe keqmenaxhime që ndodhin në spitalet tona. Ky është një akt dhune ndaj mediave, duke ia mbyllur gojën.
Ne kemi qëndruar këtu gjithë ditën, vetëm që të ndiqet opinioni publik. Liria e fjalës është, por nuk është liria se çfarë do të ndodhë pasi të thuash fjalën tënde, pra kemi standarde afrikane. Kjo ngjarje është ndër dhunimet më të mëdha të medias dhe do jetë pjesë e raporteve ndërkombëtare. Gazetarët kanë qëndruar fisnikërisht.