Pas një lëngate të gjatë, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur dhe personaliteti i shquar i artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një mesazhi të ndjerë në rrjete sociale:
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, shkruan vajza.
Screenshot_6
Dhimitër Anagnosti ishte një nga figurat më emblematike të kinematografisë shqiptare. Me një karrierë që shtrihet për dekada, ai solli në ekran disa nga filmat më të dashur dhe të rëndësishëm të artit shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.
Ai është autor dhe bashkautor i filmave të njohur si “Komisari i Dritës”, “Lulëkuqet mbi Mure”, “Të paftuarit”, “Përrallë nga e kaluara”. Anagnosti mbajti gjithashtu edhe funksione të rëndësishme publike, përfshirë edhe postin e Ministrit të Kulturës në vitet ’90.
Vepra dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e çmuar e kujtesës kulturore të shqiptarëve.