Benjamin Pavard ka ndryshuar numrin e fanellës te skuadra e Interit për sezonin e ri 2025/26.
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës tani do ta bartë fanellën me numër pesë te skuadra italiane.
Përmes rrjeteve sociale, klubi italian ka njoftuar këtë ndryshim të numrit në fanellë – nga 28 në 5.
Kujtojmë se Pavard gjatë këtij viti është martuar me vajzën nga Kosova, Kleofina Pnishi.