Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar në spitalin e burgut për të kryer disa analiza për shëndetin.
Veliaj është dërguar në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.
Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.
MA REDAKTO PERPUNO SI LAJM