Siç dihet, Tirana prej disa vitesh nuk njeh fitoren ndaj Partizanit dhe për të arritur te 3 pikët, shpeshherë Refik Halili mendon të motivojë skuadrën.
Në fakt, presidenti, si për çdo derbi edhe në atë të së hënës, pritet të japë premio, shuma e së cilës varion nga 15 – 20 milionë lekë të vjetër. Gjithsesi, vendimin zakonisht e merr para ndeshjes.
Një mënyrë kjo për të motivuar lojtarët dhe skuadrën para një takimi shumë të rëndësishëm. 15 pikë është diferenca mes Tiranës dhe Partizanit në renditjen e përgjithshme.
Të kuqtë janë të katërtit, ndërsa Tirana e fundit në renditje.