Deputeti finlandez Eemeli Peltonen, vetëm 30 vjeç, ka ndërruar jetë të martën në ambientet e Parlamentit.
Lajmi u konfirmua nga zyra e komunikimit të Parlamentit, e cila njoftoi se Peltonen, ka ndërruar jetë dhe se komuniteti parlamentar ndan dhimbjen me familjen e tij.
Sipas tabloidit Iltalehti, bëhet fjalë për vetëvrasje të kryer brenda godinës së Parlamentit. Drejtori i Sigurisë së legjislativit, Aaro Toivonen, i tha Yle se nuk e kundërshtonte këtë informacion.
Policia e Helsinkit njoftoi se thirrja e urgjencës është marrë në orën 11:06 paradite. Hetimet po kryhen si “verifikim i shkaqeve të vdekjes”, ndërsa autoritetet theksuan se nuk ka dyshime për ngjarje kriminale.