Emisioni ‘Tak Fak’/ Në fshatin Lajthizë, Pavli Pali, një banor që ka ndërtuar një objekt shërbimi prej rreth 20 vitesh, ka mbetur pa ujë në godinën e tij, edhe pas realizimit të një projekti për furnizimin me ujë të fshatit.
Ky problem ka lindur për shkak të një pengese teknike: objekti i Pavlit ndodhet 600 metra larg nga depoja e ujësjellësit, ndërsa Ujësjellës Kanalizime Korçë thotë se mbulon vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore.
Në një intervistë të zhvilluar me gazetaren e “Tak Fak”, nëna e Pavlit, Dragica Pali, shpjegon hallin që po kalon familja.
Ajo thotë: “Po uji ka shkuar në Moravë, këta na thonë që s’ua sjellim dot këtu në fshat.”
Kjo situatë ka lënë Pavlin dhe shumë të tjerë të mërzitur, pasi, pas pritjes 20-vjeçare për t’u furnizuar me ujë, ai tani është i privuar nga ky burim thelbësor.