Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1.
Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona.
Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok.
“Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10 vjeçar. Është një 10 vjecar i shoqërua nga policia në gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që nëse janë të shqetësuar ta dinë që është në komisariatin numër 1”, tha Spahia.


