Rruga Korçë-Ersekë ka filluar të shfaqë sërish problematika. Pas reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit janë evidentuar plasaritje të mëdha në këtë aks rrugor.
Dëmtimet kanë ndodhur pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke.
Aktualisht aksi është i qarkullueshëm ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë.
Pas ndërtimit të rrugës çështja është në hetim nga SPAK.


