Shkruan: Meriton Civuli
#Kontrabandimi i propozim ligjeve nga shumica parlamentare në koordinim me opozitën maqedonase nuk kalon.
Një është e qartë, se kapja e subjektit shqiptar i pamundëson ata për përfaqësim të denjë të interesave tona.
Establishmenti që në fakt është dorë e zgjatur e Beogradit tash e tre dekada, edhe njëherë shpërfaqi fytyrën e saj të gërditshme të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe politika ksenofobe.
Bashkëkombas të dashur, për fatin tonë e tuaj të keq, BDI është bë marionetë në ekzekutimin e interesave antishqiptare me porosi të Beogradit.
Koha për tu dhënë lamtumirën e fundit servilëve që me zell realizojnë politikat antishqiptare veçse ka kaluar.
Tendenca për “menaxhim” të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve nga treshja LSDM-BDI-VMRO me qëllim që numri real i shqiptarëve të falsifikohet #Nopasaran.
O hisetar o bllokim total!
* Meriton Civuli është anëtar i Kuvendit të Përgjithshëm të partisë politike “AlternAtivA”