Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në konferencën e SPAK lidhur me operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, që çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës.
Proda bëri të ditur se strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar në këtë operacion vetëm në ditën përfundimtare të tij, pra në momentin e zbatimit të masave të sigurimit.
Ai nënvizoi se nuk ka pasur ndonjë ndjekje apo survejim fizik të anëtarëve të këtij grupi gjatë fazave të hetimit. “Policia është angazhuar vetëm në ekzekutimin e urdhrave të dhëna, dhe jo në fazat paraprake të operacionit,” tha ai.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë rast të dekonspirimit të aksionit, Proda u përgjigj shkurt se “Nuk ka pasur asnjë problem.”
Ilir Proda: Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimin e vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal.
Sa i përket pjesës së dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem