Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me largimin masiv të mjekëve nga vendi.
Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, Shehu denoncon politikat që sipas tij po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa në Shqipëri flitet për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT.
Kreu i qeverisë tha sot se nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”.
Lidhur me këtë deklaratë, Tritan Shehu thotë se çdo vit largohen nga Shqipëria rreth 180 mjekë dhe shumë pak prej tyre kthehen.
“Marrja peng e diplomës, ulja e cilësisë në arsimin mjekësor dhe mungesa e perspektivës i detyron profesionistët tanë të ikin”, shkruan Shehu.
Sipas tij, qasja aktuale është jo vetëm e gabuar, por edhe dashakeqe ndaj mjekëve shqiptarë që janë specializuar dhe po punojnë me sukses në Europë dhe më gjerë.
“Në vend që të krijohen kushte për kthimin e tyre, kryeministri deklaron se do sjellë mjekë të huaj në QSUT. Kjo është propagandë e pastër dhe dëshmi paaftësie për të përballuar nevojat reale të sistemit”, shton ai.
Postimi i Tritan Shehut:
Fishekzjarret e Rames: perze mjeket shqiptare dhe kerkon mjeke te huaj!!
Cdo vit largohen nga Shqiperia reth 180 mjeke.
Shume shume pak kthehen me tej…
Marja peng e diplomes u be shkak i renies se kerkesave e cilesise per studim ne mjekesi prane UMT.
Arbitrariteti sjell vetem pasoja negative!
Nderkaq ne Europe e me gjere ka me qindra mjeke shqiptare, qe specializohen apo punojne me nivel te larte profesional.
Ky duhet te jete “targeti” yne per te rikthyer ne vend qofte dhe nje pjese te tyre.
Jane shume e shume te larguar nga zhgenjimi ketu apo nga aspirata per nivele te larta profesionale, pak rendesi ka kjo.
Por qe nuk kthehen sepse ajo cfare u ofron Rama eshte larg pritshmetive te tyre, pavaresisht nostalgjise e dashurise per vendin, familjet…
Nuk u ofron asgje reale, vetem propagande bajate!
Ai vecse i largon, si shqiptaret ne terresi!
Dhe dje ne QSUT deklaron se do sjelle mjeke te huaj!!
Absurditete e pa aftesi per tu orientuar per mundesite e nevojat reale te sistemit tone!
Apo dashakeqesi per te zbrazur Shqiperine!?