E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka dy vite që emri i tij lakohet për një largim nga Barcelona.
Por duket se vera e vitit 2025 do të jetë vendimtare për largimin e holandezit nga Camp Nou, pasi katalunasit janë të gatshëm ta shesin atë.
E ardhmja e ‘tulipanit’ duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, pasi dy top klube janë vënë pas tij.
Sipas TBR Football, Arsenali dhe Liverpool e kanë bërë prioritet transferimin e De Jong dhe janë duke planifikuar të përgatitin ofertë për Barcelonën.
27-vjeçari nuk po luan rregullisht si titullar te Barcelona dhe është pajtuar me faktin për tu larguar nga klubi.
Barcelona ka shpenzuar 86 milionë për transferimin e De Jong në vitin 2019 dhe synon që nga largimi i holandezit të fitojë të paktën gjysmën e kësaj shume.
Mesfushori ‘tulipan’ këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.