Nga ‘Sixhadja Bayeux’ është zbuluar një sekret të ri. Ajo fillimisht ishte krijuar për t’u vendosur në tre anët e një muri katedraleje në Francë.
Për shekuj me radhë, debati ka rrjedhur mbi vendin ku është prodhuar ‘Sixhadja Bayeux’, nga momenti kur u bë porosia e qëndisjes dhe ende diskutohet nëse është shfaqur fillimisht në Angli apo Francë.
Pyetjet janë hedhur gjithashtu mbi dimensionet e sakta të veprës së famshme të artit që përshkruan pushtimin Norman, dhe vendin specifik për të cilin u bë.
Gjetjet e botuara në gazetën e Shoqatës Arkeologjike Britanike, kanë zbuluar se sixhadja ishte dizajnuar që të mbulonte saktësisht një hapësirë ??në muret e Katedrales Bayeux, pasi ajo ishte bërë në shekullin e 11-të.
Sixhadja ishte krijuar për t’u varur përgjatë anës veriore, jugore dhe perëndimore të murit në Katedrale, midis murit perëndimor dhe një zone tjetër ku qëndronte edhe kori i saj.
Dihet se sixhadja ishte varur në katedralen e qytetit të Normandisë në shekullin XV. Autori i studimit, profesor Christopher Norton, nga Universiteti i York-ut, tha: ‘Gjithmonë ka qenë rasti që shpjegimi më i thjeshtë është se ishte krijuar për Katedralen Bayeux’.
Profesor Norton rekomandon që sixhadja, e cila aktualisht mbahet në një tunel të gjatë në formë U, duhet të shfaqej përgjatë tre anëve të një hapësire drejtkëndëshe (31,15 m i gjatë x 9,25 m i gjerë).
Qëndisja epike është vendosur t’i huazohet Britanisë për herë të parë në histori pas një premtimi të bërë nga Presidenti francez Emmanuel Macron vitin e kaluar.








