Mirlind Daku e ka nisur më së miri sezonin e ri të Premier League-s ruse.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45’ dhe duke kaluar ekipin e Rubin Kazan në avantazh.
Rubin Kazan u mund me rezultatin 2-3 nga skuadra e Khimki, në kuadër të javës së tretë të kampionatit rus, megjithatë Daku u shfaq mes më të mirëve në fushë, pasi ia doli që të të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 2′, ndonëse ai gol u anulua për pozicion të parregullt.