Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i rrjeteve sociale, Driart Elshani ka deklaruar se publikimi i certifikatës së lindjes së ambasadores së Kosovës nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shkelje flagrante e privatësisë dhe në kundërshtim të plotë me Kartën Univërsale për të drejtat e njeriut.
Ai e ka bërë këtë koment në profilin e tij në facebook, pasi kryedipolomati serb përi një veprim të tillë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Rregullat dhe parimet e OKB-së janë cenuar skajshmërisht duke publikuar një dokument strikto personal në Këshillin e Sigurimit. Kjo tregon që etika, ligjet dhe dinjiteti njerëzor për regjimin aktual të shtetit fqinj janë koncepte të panjohura.” ka deklaruar Elshani, shkruan Gazeta Sinjali.
Dr. Driart Elshani, profesor universitar
Mbrëmë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.
Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.
“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.




