Në 24 orët e fundit Kosova konfirmoi 103 raste të reja me koronavirus, teksa 95 pacientë arritën të shërohen plotësisht, përfshi këtu edhe kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi.
Sa i përket viktimave, në 24 orët e fundit janë shënuar 6, një prej të cilave në Kamenicë, e cila bëhet dhe viktima e parë me COVID-19 të paktën zyrtarisht në këtë komunë.