IKSHPK bëri me dije se janë realizuar 633 testime në 24 orët e fundit, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 70 persona.
Autoritet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se 3 persona kanë humbur betejën me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.