IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.406.
Po ashtu drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi një ditë më parë tha se në krahasim me një muaj më parë në kryeqytet ka një rënie të numrit të infektuarve me COVID-19.
“Për momentin kemi rreth 1,290 raste aktive me COVID-19 në kryeqytet”, tha ai.
Përsa i përket numrit total të rasteve pozitive është 12.840 raste, që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.