Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 516.
IKSHPK njofton se numri i rasteve aktive është 3.345. Po ashtu mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste.
Një ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut.