Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u shtrua ditën e djeshme me urgjencë në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, si pasojë e komplikacioneve nga COVID-19.
Mësohet se, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë natës, duke detyruar ekipin mjekësor që të marrë vendimin për dërgimin e tij jashtë vendit, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se ish-Presidenti Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në Aeroportin e Rinasit, për të fluturuar më pas për në Gjermani, ku edhe do të marrë një kurë më të specializuar.
Kujtojmë se, Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.
Por, duke parë rëndimin e situatës, mjekët e Sanatoriumit kanë konstatuar se Nishani ka patur fibrozë post-covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë vendit.
Nishani është një nga të shumtat raste, kur ekipet mjekësore shqiptare, janë detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit për ndihmë më të specializuar mjekësore, si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkëri nga kalimi i koronavirusit.



