Largimi i Conceicaos nga Milani duket çështje kohe.
Trajneri portugez mori dje humbjen e tretë radhazi në kampionat, teksa ishte Lacio që fitoi 1 me 2 në transfertën e “San Siro”.
Në Itali janë të sigurt për largimin e Conceicaos në një të ardhme jo të largët, ndërsa po shqyrtohen dy mundësi. E para është për ta mbajtur portugezin deri në fundin e sezonit dhe për të menduar më pas pasuesin.
Mundësia e dytë sjell në krye një ish-lojtar legjendar për klubin e kuqezinjve. Bëhet fjalë për Mauro Tassottin.
65-vjeçari është aktualisht asistent teknik në Milan Futuro. Tassotti e njeh mjaft mirë ambientin, pasi ka qëndruar në klub për plot 36 vite. Nga lojtarë në vitin 1980 dhe deri në vitin 2016 ku mbajti rolin e skautit.
Nga shkurti i këtij viti është rikthyer sërish te Milani. Tani është dhe kandidat për trajnerin e ekipit të parë. Sigurisht që një rol që mund të mbahet dhe vetëm përkohësisht.