Eksperti i ekonomisë Zef Preçi deklaroi se vendimmarrja e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve nuk kanë të bëjnë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, sepse Shqipëria nuk furnizohet nga vendet që bazojnë çmimet e tyre në bursë.
I ftuar në News24, ai theksoi se ulja e çmimit të naftës është lajm i mirë, por mbetet një ulje e kufizuar, duke shtuar se vende të tjera perëndimore e kanë ulur tashmë me 15 përqind.
“Nuk besoj se ka ndonjë vendimmarrja e Bordit tek ne me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare për shkak se jemi treg i vogël dhe nuk furnizohemi nga vendet ku jetojnë produktet e veta në bursë.
Jemi brenda asaj periudhës që njihet si rezerva e sigurisë dhe Bordi është shpikje që është si këshillat që jep stjuardesa në momentin e nisjes së avionit. Lajmi është i mirë që u ul, ulja është simbolike se është ulur 15 përqind në vendet perëndimore.”, u shpreh ai.
Kritik u shpreh ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se duhet të ketë një neutralitet fiskal në mënyrë që efekti i inflacionit nga rritja e çmimeve të lëndëve të para të energjisë të mos mbartet tek produktet e tjera.
“Na duhet neutralitet fiskal që të mos mbartet efekti inflacionist i rritjes së çmimeve të lëndëe të para energjitike te produktet e tjera. Nevojitet që sa rritet çmimi të ulet akciza që të mos mbartet, apo të bartet me sa më pak efekt te produktet e tjera dhe njëkohësisht kur qeveria të mbledhë aq të ardhura sa më përpara. Në vlerësimin tim po merret më shumë me propagandë dhe shumë larg vendeve përreth se janë në kushte të ngjashme. “, u shpreh ai.


