Gazetari Mentor Kikia ka reaguar mbi situatën e krijuar në ambientet e Focus Media Group, ku përfshihen edhe News24, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare, pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Ai tha se shteti ka shumë mjete dhe forma për të zgjidhur problemet me bizneset.
“Unë nuk besoj se mediat duhet të kenë benefite vetëm për shkak se janë media, por shteti ka mjetet e mundshme për t’i zgjidhur në mënyrë civile. Media duhet të ketë hapësirën e vet për të funksionuar dhe për të dhënë fjalën e vet. Prania e këtyre forcave është e tepërt,” u shpreh Kikia.
Ai theksoi se vendimet e gjykatës janë të padiskutueshme dhe nuk mund të interpretohen nga askush tjetër.
“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë vendimet e gjykatës dhe askush tjetër nuk mund t’i interpretojë. Është një çmenduri që nuk mund të futesh brenda për të marrë sendet personale. Kjo është çmenduri.”