Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë arritur shumë pak progres përgjatë 36 orëve të fundit.
Në veçanti, autokolona rreth 60 kilometra e gjatë që po shtyn nga jugu i kryeqytetit është ngadalësuar nga trupat ukrainase dhe mbetet momentalisht e bllokuar, tha zëdhënësi John Kirby.
“Ne besojnë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë progresin që nuk kanë bërë”.
Kirby theksoi se trupat pushtuese po hasin përgjithësisht më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.
Por ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë nëse qyteti jugor i Kherson kishte rënë, ashtu sikurse kanë deklaruar rusët.
Pavarësisht ngadalësimit, Kirby u tregua i kujdesshëm të thoshte se Rusia ka fuqi të tjera në dorë që nuk i ka përdorur ende.