Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka shtyrë për nesër (6 gusht) shpalljen e vendimit për masat e sigurisë ndaj të dyshuarve në dosjen “Bankers Petroleum”.
Vendimi do të bëhet publik në orën 10:00. Seanca e sotme përfundoi me parashtrimet përfundimtare të avokatëve mbrojtës, të cilët kundërshtuan masat e caktuara më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier.