Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e padisë së koalicionit opozitar PD-ADSHM për rezultatin e Zgjedhjeve të 11 majit dhe kërkon rrëzimin e KQZ dhe vendimit të Komisionit Rregullator të 28 gushtit që certifikoi rezultatet e zgjedhjeve.
Pas padisë së opozitës, është hedhur shorti dhe caktuar trupa gjykuese në Apelin Administrativ, e përbërë nga 5 gjyqtarë.
Konkretisht Lutfije Celami si relatorë, Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza si anëtarë.
Data për shqyrtimin e padisë është caktuar 4 shtatori, në orën 10:00 të paradites, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Administrative të Apelit:
“Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor,
është paraqitur për shqyrtim, Kërkesëpadia Nr.30 Regjistri Themeltar Dt.01.09.2025 Regjistrimi, me:
PADITËS: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM).
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
PERSON I TRETË: Partia Socialiste.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë
KQZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve
(KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës
11 Maj 2025.
BAZA LIGJORE: Neni 3, 8, 19, pika 1, 21, pika 1, gërma “a”, neni 20, pika 2, shkronja “d” e 3,
neni 25, 25/1, 25/2, 26 pika 2, neni 39, pika 2, nenet 115, 116, 117, 118, 119,
121, 123, 123/1, 123/2, 123/3, 124, 125, 127, 133, 136, 137, 138, 139, 140,
141, 143, 145, 152, 153, 155, 160, 161 si dhe neni 167 e vijues të ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët:
- Lutfije Celami (Relatore);
- Entela Shedula (Anëtare);
- Alma Kodraliu (Anëtare);
- Ornela Naqellari (Anëtare);
- Enkel Peza (Anëtar).
Në bazë të Urdhrit Dt.02.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, seanca gjyqësore është
planifikuar të zhvillohet më datë 04.09.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative
të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë. Tiranë, më 02.09.2025.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë”.