Pronari i Milanit, Garry Cardinale ka reaguar pas zërave të shitjes së klubit historik italian.
Përpara derbit të së hënës ndaj Interit (SS2, 21:00), kreu i kuqezinjve theksoi se do të jetë për një kohë të gjatë në krye të Milanit.“Sapo kam ardhur dhe as që kam ndërmend ta shes Milanin.
Objektivi im është ndërtimi i një realiteti fitues me baza solide dhe të qëndrueshme. Autonomia financiare është kusht për të fituar në mënyrë të shëndetshme kompeticionet ku marrim pjesë.
Dua ta sqaroj edhe njëherë se RedBird zotëron 99.93% të aksioneve të klubit. Pjesa e mbetur (0.07%) përbëhet nga investitorë individualë italianë, të cilët janë tifozë të vjetër të Milanit.Nuk jemi në krye të kampionatit? Gjithsesi jemi të dytët, kështu që pse duhet të heq dorë nga pronësia e Milanit?!
Nuk po bisedoj me asnjë investitor për shitjen e klubit. Do të më keni për një kohë të gjatë në krye.Milani ka kufij të jashtëzakonshëm të rritjes së performancës sportive dhe marzhe të mëdha për përmirësim nga pikëpamja ekonomike”./ss