Një 39-vjeçar me iniciale N.T. është larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët.
Denoncimi është bërë nga e shoqja Z. E., 23 vjeçe e cila u ka thënë bluve se 39-vjeçari nuk është kthyer në banesë prej disa kohësh.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Më datë 16.04.2022, shtetasja Z. E., 23 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti, shtetasi N. E., 39 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale’, thuhet në njoftimin e policisë.



