Një breshëri plumbash ka terrorizuar mbrëmjen e kaluar banorët e lagjes Xhenjo, në Lezhë.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili njofton se menjëherë pas të shtënave policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë anonime.
Blutë e Komisariatit kanë mbërritur në vendngjarje për të krehur zonën dhe identifikuar e kapur autorët. Por, deri më tani, burime bëjnë me dije për gazetarin Ndreka se nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.



