Ka nisur të marrë formë spitali Rajonal Memorial i Fierit, një dhuratë nga qeveria turke. Për 68 ditë me radhë në këtë godinë vijon puna intensive.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të re nga kjo vepër e rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor, ku shihet se sa kanë avancuar punimet brenda godinës. Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.
Në Turqi gjatë janarit, presidenti Erdogan i premtoi Ramës se spitali përfundon brenda 3 muajsh, ose më saktë para zgjedhjeve të 25 prillit.



