Bosnjë e Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit, transmeton Anadolu.
Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.
Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.
Rrëshqitje të dheut dhe gurëve janë raportuar në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë – Mostar si dhe në rrugën Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinje.
Informacione të pakonfirmuara deri më tani thonë se janë pesë viktima nga fatkeqësia në Jabllanicë, tha për Anadolu Majda Kovaç, zëdhënëse e Administratës Federale të Mbrojtjes Civile (FUCZ).
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, situatën e ka cilësuar si “apokaliptike”.