Një pjesë e madhe e popullsisë së botës përdor telefonat inteligjentë, duke u mundësuar atyre të përdorin aplikacionin e mesazheve, Sky ECC. Ky aplikacion çoi gjithashtu në kapjen e mbretit të dyshuar të drogës, Ylli Didani.
Roli i aplikacionit të mesazheve në goditjen e kokainës
Për gjashtë vjet, agjentët federalë kanw hetuar Ylli Didanin dhe kokainën e tij të paketuar në kuti bananesh, të cilën e dërgonte me mallra ndërkombëtare. Ata përshkuan pesë kontinente dhe 15 vende për të kontrolluar dosjet gjyqësore, për të bërë intervista dhe për të përdorur pajisje moderne.
Informacioni doli 10 muaj pas arrestimit të mbretit të drogës të akuzuar në Detroit. Ata gjithashtu kërkuan përforcim nga zyrtarët e huaj për t’u siguruar që mbreti i dyshuar i drogës në Detroit nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale.
Sipas të dhënave të gjykatës, 44-vjeçari Didani ka përfituar mbi 111.5 milionë dollarë. Ai menaxhoi perandorinë e tij të drogës duke përdorur aplikacionin e mesazheve, Sky ECC. Mesazhet automatikisht shkatërrohen, por agjentët federalë arritën disi të merrnin foto të mesazheve të shkëmbyera mes Didanit dhe bashkëpunëtorëve të tij.



