Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.
Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve kryesore italiane.
Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray ku u shpall kampion.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A, pasiqë Roma dhe Lazio po e monitorojnë nga afër situatën e tij.
Për kartonin e Icardit mjaftojnë 10 milionë euro, por problematike është paga e tij prej 6 milionë eurove në sezon.