Banorët e fshatit turistik të Thethit kanë bllokuar urën hyrëse, duke penguar hyrjen e Policisë së Shtetit që do të shoqëronte inspektorët e IKMT-së në një tjetër aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Sipas banorëve, ndërtimet janë shtëpi të vogla druri, të ngritura në tokën e tyre, dhe nuk përbëjnë rrezik për mjedisin. Ata thonë se kanë aplikuar për leje, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet.
“Janë shtëpi prej druri, pa beton, pa asgjë, në pronën time,” tha një banor me aftësi të kufizuara, mes lotësh. “Po na i prishin, ku të shkojmë? Në rrugë të madhe mbetemi.”
Bllokimi i urës ka penguar përkohësisht ndërhyrjen e Policisë dhe vijimin e aksionit të IKMT-së, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionua