Lisandër Hoxha foli sot jashtë ambienteve të Focus Media News dhe Panorama Group për zaptimin e godinave nga shoqëria “KAYO” dhe bllokimin e transmetimit të News24.
Hoxha tha se ky akt është skenar në vazhdim për të mbyllur gojën e çdo mediaje, që nuk kontrollohet nga zyrat e prooagandës së qeverisë.
Lisandër Hoxha: Që prej fillimit të sulmit kam qenë prezent dhe kam ndjekur me shumë shqetësim rrënimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ky nuk është një sulm i rastësishëm që shteti vendosi pa dashje të nxjerrë dikë nga godina.
Ky është një sulm i organizuar ndaj të gjitha bizneseve të Focus Media Group në mënyrë që kjo media të falimentojë. Kur nuk ia dolën me veprimet kundër prestige resort, birrave, gjetën një shpikje e cila është t’i nxjerrim me ushtarë gazetarët jashtë dhe t’i pengojmë të flasin. Nuk është ngjarje e rastësishme e cila pa dashje ndodhi. Ky është një skenar në vazhdim për të mbyllur gojën e çdo media të cilën nuk e kontrollon zyra e propagandës së qeverisë. Është ngjarje e paprecedent.