Gazetari i BIRN, Vladimir Karaj, komentoi sot jashtë ambienteve të Focus Media Group, cështjen e bllokimit të News24 dhe Panorama Group.
Në intervistën e tij për Osman Stafën, Karaj tha se situata është absurde dhe tragjikomike dhe se kjo që po ndodh me bastisjen e godinave nga policia ushtarake është përpjekje për të treguar se kush është në pushtet dhe kush udhëheq.